Wednesday, February 1, 2023
Lajme

Eksperti gjerman i Ballkanit paralajmëron përshkallëzim të situatës në veri deri në arritjen e marrëveshjes finale

78views

Eksperti i Ballkanit në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore, Konrad Clewing, ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, në një prononcim për gazetën gjermane Bild.

Derisa ka përmendur incidentet e fundit – përfshirë barrikadat dhe plagosjen e dy të rinjve serbë afër Shtërpcës – ka thënë se ato mund të mos jenë të fundit.

Clewing është shprehur se “konfliktet e dhunshme lokale në veri të Kosovës janë veçanërisht të pritshme”, ndërsa ka shtuar se “zhvillimet janë ‘krejtësisht të hapura’ dhe përveç luftës dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, ‘pothuajse gjithçka është e mundshme’”.

“Deri në arritjen e marrëveshjes së përhershme me njohje de fakto të Kosovës nga Serbia – me gjasë s’mund të arrihet për një kohë të gjatë – përshkallëzimi i përkohshëm është me të vërtetë çështje kohe”, ka vlerësuar ai.

Dhe më tej, eksperti gjerman ka shtuar se “duke pasur parasysh situatën e pasigurt dhe të paparashikueshme të luftës në Ukrainë, ajo vazhdon të ketë një potencial të dukshëm destabilizues politik për situatën në Ballkanin Perëndimor”.