Thursday, June 8, 2023
Aktuale

Eksperti i sigurisë e publikon fotografinë nga veriu: Kriminelët prorusë të Vuçiqit e Radoiçiqit po e kërcënojnë KFOR-in

46views

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka njoftuar se në veri të vendit është vendosur një grafit i ri.

Musliu publikoi me fotografi grafitin e ri ku shkruhej “NATO IS NAZI”.

Ai tha se ky grafit është shkruar në Leshak, aty ku shumica janë serbë.

“Si duket, tash kriminelët prorusë të Vuçiqit e Radoiçiqit po e kërcënojnë KFOR-in”, shkroi në Facebook Musliu, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Grafit i ri në veri të vendit: “NATO IS NAZI”?

Çfarë mesazhi është ky? Kujt i adresohet ky mesazh?

Kjo foto ka ardhur në adresë të Institutit OCTOPUS. Është e shkruar në Leshak, aty ku shumica janë serbë.

Si duket, tash kriminelët prorusë të Vuçiqit e Radoiçiqit po e kërcënojnë KFOR-in.

Ky grafit vjen pas shumë grafiteve të tjera proruse në veri të Republikës së Kosovës.

Image

Grafiti

 

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0