Saturday, January 28, 2023
Lajme

Eksperti jep një “skenar” të ri/ Albin Kurti dorëhiqet, Atifete Jahjaga kryeministre e re – ja pse!

26views

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në një prononcim për “Bota sot”, ka dhënë një skenar të ri për zhvillimet në Kosovë.

Sipas Shalës, kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti mund tëdorëheqjet edhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Për krejt këto zhvillime, Shala si shkak e sheh formimin e Asociacionit tëKomunave serbe në Kosovë.

“Nëse analizojmë veprimet që nga marrja e mandatit deri tani që po i afrohet 2 vjetorit të (keq)qeverisjes po dëshmon një fakt që kauza e tij e ardhjes si  i një lider politik, që po provon të imponohet si shpëtimtar i fatit të Kosovës, ku si kauzë ka tani edhe në qeverisje “Krimi i 20 Viteve”  dhe jo vetëm, por ai  dështoi të bëhet politikan serioz në raport me partneret dhe miqtë e Kosovës.Duhet t’i vihet në fokus deklarimi i tij në kuvend duke ju referuar në qeverisjen Kurti 1 , që marrëveshja e Washtington-it si një marrëveshje në shtëpi me ngjyra etj.,, si dhe qëndrimi që kjo marrëveshja nuk ka obligime juridike për Kosovën. Pra një deklarim të tillë kundër shtetit kryesor që bazament ka Demokracinë nuk falet në asnjë mënyrë dhe formë, dhe herë dokurdo do të merr faktuarën në formën politike siç pritet të ndodhë tani në procesin e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, ku qeveria Kurti 2 e ka afatin e fundit për ta jetësuar AKS deri në shkurt të 2023 ose do të gjendet në një situatë të një krize të rëndë sociale në qendër të kryeqytetit, duke filluar nga gjitha sindikatat të cilat do të marrin mbështetjen e merituar edhe nga faktori ndërkombëtar në vend”, thotë Shala për “Bota sot”.

Image

Drizan Shala

“Dhe si pasojë për të mos ardhur kjo situatë, qeveria e Kosovës është duke menduar një rrugë për t’i ikur presionit për AKS-në përmes inskenimit të aktiviteteve gjeja në emër të rikthimit të ligjshmërisë në veri të vendit.Sepse Departamenti Amerikani Shteti që nga fillimi i aventurës për targa në shtatorin e 2011, kur si rezultat patëm një ekspozimi i policëve të Kosovës deri në përulje përballë bandave kriminale në veri, kjo ka ndodhur përherë të parë ndaj institucionit që deri atëherë ishte mburrur më aksionet që ka ndërmarrë në atë pjesëpërgjatë viteve 2011 e tutje”, shprehet Shala.

Më tej, ai kritikon qeverinëaktuale tëudhëhequr nga Albin Kurti, për të cilën thotë se i ngjason një qeverie “nën hije”.

“Pra qeveria aktuale i ngjason asaj qeverie që quhet qeveri “nënhije” ku vetëm deklarohet por assesi nuk veprohet. Në këtë situatë është sjellur Kosova në raport të brendshëm por edhe atë jashtëm duke folur dhe qëndruar në vend me përmasa regresive të forcimit të shtetësisë së Kosovës.Kryeministri aktual në “vet dorëheqje” të qeverisë së tij “nënhije” është duke tentuar ta krijojë një narracion në lidhje me temën e AKS-së që ajo nuk do të kalojë, sepse sipas tij atëherë pako e Ahtisarit i jep boll të drejtat komunitetit serb në Kosovë, por që ky i fundit duhet ta di që pikërisht në pako përcaktohet edhe një trup e tillë siç e kanë komunat me shumicë shqiptare.Përgjatë vitit 2022 tematika kryesore që ishte situata në veri nga procesi i targave deri të fillimi i implementimit të procesit për targa duke lënduar në masë të madhe sigurinë publike deri të cenimi i sigurisë nacionale në mes muajt Korrik/Gusht 2022 duke krijuar një situatë të atillë ku përfaqësuesi i SHBA-së në Kosovë kërkoi shtyrje të afateve”, thekson Shala.

Ai thotë se mëkëtë kërkesë, ambasadori i SHBA-së në Kosovë kishte dy qëllime kryesore.

“Ambasadori Amerikan kishte dy qëllime, njëra për ta mbrojtur veprimet e Policisë në atë pjesë në rast qëvihet deri të shkëmbimi i zjarrit në mes grupeve të Beogradit dhe Institucionit tonë, dhe në anën tjetër një mesazh për nivelin politik rajonal që SHBA-të janë shtylla kryesore e mbrojtjes se integriteti territorial, siç ishte dëshmuar në muajin dhjetor 2022, saktësisht më datën 18 të atij muaji, ku ka pasur informacione për sulem ndaj pikave kufitare nga elementet ushtarake të Serbisë të mbështjellë nën petkun e grupit Wagner”, deklaron Drizan Shala për “Bota sot”.

Sipas ekspertit Shala, në rast se Kurti nuk hap rrugë, atëherëAtifete Jahjaga mund të jetë kryeministre e re e Kosovës.

“Përfaqësuesi special për dialog nga SHBA-ja ka potencuar AKS-ja do të jetësohet me partner alternativë duke aloduar në partitë opozitare të kuvendit si dhe shoqërisë civile nënombrellën dhe mbikëqyrjen/kontrolline DASH-it.Pra në rast që nuk do të hap rrugë Kryeministri Kurti në përmbylljen e kapitullit për AKS-në duke e jetësuar atë atëherë do të pasojnë veprime tjera nga mekanizmi ndërkombëtar dhe si rezultat mund të kemi ndonjë aktivitet policor në veri të vendit, duke tentuar për të arrestuar ndonjënga përfaqësuesit e grupit të Milan Radojeçiq dhe kështu të ketë një alibi për kauzë të re zgjedhore pas qeverisë së re të unitetit apo teknikë ku kryeministër mund të jetë kryekuvendari apo ish Presidentja e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga”, deklaron Shala.

“Mos të harrojmë  një fakt që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka lëshuar Urdhër Ekzekutiv me datën 8 qershor të 2022 ndaj personave që shënjestrohen si destabilizues në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe pikërisht subjekti politik i Kryeministrit në vitin 2013 saktësisht me 27 qershor të atij viti, kishte ishte penguar Ambasadoren e asaj kohe nga ky subjekt politik ku shihet dora e mavijosur Tracey Ann Jacobson”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë Drizan Shala.