Thursday, September 28, 2023
Lajme

Emisari britanik në Beograd: Pres nga Kosova dhe Serbia që të arrijnë një marrëveshje përfundimtare

63views

Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka thënë se pret që të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë vizitës së tij në Beograd të mërkurën, ai ka thënë se u takon liderëve të Prishtinës dhe Beogradit që të bijnë dakord për formatin dhe përmbajtjen e saktë të marrëveshjes, në kuadër të procesit të dialogut.

Peach theksoi se më e rëndësishmja është që kjo marrëveshje duhet të jetë e pranueshme për qytetarët e të dyja shteteve.

Sipas tij, ajo duhet të sjellë përfitim afatgjatë në rajon.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0