Wednesday, May 31, 2023
Lajme

Emri/ Ky është personi që u gjet pa shenja jete në Mitrovicë, dyshohet se u vra me sqepar

28views

Qyteti i Mitrovicës dhe i gjithë vendi u trondit ditën e sotme, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi brenda objektit të Shoqatës së të Verbërve dhe Shurdhmemecëve, ku një person u gjet pa shenja jete. Sipas informacioneve të para, ai dyshohet se u godit për vdekje me mjete të forta.

Mësohet se viktima është kryetari i Shoqatës, Nysret Gubetini, rreth 60 vjeç.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali ngjarja ka ndodhur si pasojë e një rrahje mes disa personave që janë pjesë e kësaj qendre, me ç’rast pas përdorimit të mjeteve të forta, sqepar (teshlicë), Gubetini ka mbetur i vrarë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vrasje’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0