Saturday, January 28, 2023
Sport

Emri “Lionel” pushton Argjentinën

25views

Triumfi i Argjentinës në Kupën e Botës në Katar ka qenë një fenomen për vendin. Megjithatë, buja e vërtetë për Botërorin është reflektuar në një tjetër fakt.

Sipas Regjistrit Civil të provincës Santa Fe, një në 70 foshnja të lindura në dhjetor 2022 u regjistruan me emrat Lionel ose Lionela, sipas kapitenit të Argjentinës, Lionel Messi, transmeton Klankosova.tv.

Kjo barazohet me një rritje prej 700 për qind në zgjedhjen e këtyre emrave për të sapolindurit, me vetëm gjashtë fëmijë në muaj që e kanë pasur këtë emër deri në shtator.

Ky numër u rrit në 49 në vetëm 30 ditë. Për më tepër, Drejtori i Gjendjes Civile të Santa Fe, Mariano Galvez, tha për programin radiofonik Santa Fe LT9 se “javët e fundit ka pasur foshnja të regjistruara me emra të tjerë të anëtarëve të ekipit kombëtar, si Julian ose Emiliano”. por, shtoi ai, “emri më i kërkuar është Lionel”.