Sunday, May 28, 2023
Lajme

Është ndarë nga jeta nëna e Heroit Daut Zagragja-Kelmendi

29views

Dje është ndarë nga jeta Safete Zagragja, nëna e Heroit Daut Zagragja – Kelmendi, i cili ra në krye të detyrës, më 29 janar 1999 në mesin e 14 luftëtarëve të lirisë e të 8 civilëve, në Rogovë të Hasit.

Varrimi bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e Banjës së Istogut.

E ndjera Safete ishte një grua burrërore, motër e dëshmorit Jakup Agushi dhe e gjeneralit Alush Agushi.

Ajo la pas djalin Ramën dhe vajzat, Ylfeten e Mirveten, si dhe disa nipër e mbesa.

Familja e Zagragja nga fshati Drejë, komuna e Istogut, në vitet 60 të shekullit të kaluar qe shpërngul në Bajë të Pejës.

Më 2 mars të vitit 1971, familjes së Idriz e Safete Zagragjës, i shtohet një anëtar dhe shtëpisë një gëzim, por edhe Kosovës një krismë lirie. Atë ditë, në Bajë lindi Heroi i Kosovës, Daut Zagragja, përmendorja e të cilit sot në vendlindjen e tij rrezaton mesazhe lirie.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0