Wednesday, February 1, 2023
Lajme

Familja Imeri: Shokët solidarizohen me “gjarpnin” me sofra plot raki, birra, verë, mish qingji e dhie, ndërsa ai shijon burgun

6views

Ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur mbrëmë në një odë në Kleçkë për ta kujtuar kohën e luftës. Me darkë të majme e muzikë patriotike kanë bërë gosti së bashku Sami Lushtaku, Fatmir Limaj, Adem Grabovci e të tjerë.

Në një postim në Facebook, Sami Lushtaku, njëri prej ish komandantëve ka thënë se Kleçka është ndër vendet kryesore të bashkimit për liri.

“Toka e Kosovës është e larë me gjak përgjatë historisë. Në vendin tonë janë disa vende që në kohërat më të vështira kanë ditur që të bëjnë bashkë njerëz që shkruan epoka. Kleçka është ndër vendet kryesore të bashkimit për liri. Edhe sot, prej këtu, të bashkuar themi që LIRIA KA EMËR, UÇK”, ka shkruar Lushtaku.

Por, në sytë e familjes së ish veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri kjo nuk mund të konsiderohet solidarizim.

Faqja e Facebook-ut, “Haki Imeri”, ka shkruar në një reafim në Facebook, ka shkruar se kjo është një dramë e vërtetë, e cila e tregon fytyrën e shokëve që festojnë me sofra plot raki, birra, verë mish qingji e mish dhie, teksa protagonisti i tyre shijon burgun në mënyrën më ‘legjendare’.

Postimi i plotë:

-shokët ‘soladrizohen’ me gjarpnin duke pirë raki, birra, verë e qingja në helli teksa ai rri i burgosur për vepra ‘patriotike’ , dhe në fund të kësaj gjurulldie ia fusin ‘liria ka emër’

-Kjo është një dramë e vërtetë, e cila e tregon fytyrën e shokëve që festojnë me sofra plot raki, birra, verë mish qingji e mish dhie, teksa protagonisti i tyre shijon burgun në mënyrën më ‘legjendare’.

-Kjo tregon se sa bukur vajtojnë (festojne ) qyqarët për shokun e tyre …

-Një dite do ta kupton të vërtetën Hashim Thaçi se kë e ka pasur shok, mik e bashkëpunëtor ..