Saturday, February 4, 2023
Lajme

Fatmir Limajt i vjen reagimi i ashpër: Kjo është skandaloze…

16views

Sipas kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, qytetarët e Kosovës duhet ta votojnë atë dhe shokët e tij edhe 40 vite të tjera, ani pse në zgjedhjet e kaluara, partia e tij nuk arriti as ta kaloj pragun zgjedhor prej 5%.

E ndaj deklaratave të Limajt ka reaguar ashpër analisti politik, Gani Qarri.

“Në fakt votuesi dhe populli i Kosovës, si faktori primar që vendos se kush do të jetë në pushtet dhe qeverisë me vendin, ka votuar për çlirimin e Kosovës nga Thaçi, Limaj, Haradinaj, Isa Mustafa etj, duke u dhënë goditjen historike të gjithë atyre që u bënë përrall me aferat e njohura kriminale e korruptive, kurdisjen e tenderëve, nepotizmin në punësime, qeverisjen e keqe, shitjen e tokave tona autoktone, marrëveshjet e dëmshme në kurriz të Kosovës dhe mënyrën arbitrare të sundimit, etj”, thotë Qarri për “Bota sot”.

Sipas tij, udhëheqja e PDK-së dhe Fatmir Limajt u reflektua më së miri me shfaqjen e aferës PRONTO.

“Madje mospajtimet për përfaqësimin në qeverisje dhe përvetësimin e resorëve në pushtet, u panë hapur edhe në vitin 2017 kur për të formuar qeverinë e PAN-it, përveç Ramush Haradinajt që iu bashkua në çastet e fundit PDK-së, Fatmir Limaj u bë me ta, vetëm me insistimin e Haradinajt dhe jo me dëshirën e tij, skenë makabre pamjet e të cilës shqiptarët edhe sot i kanë parasysh se si Haradinaj e tërhiqte zvarrë Fatmir Limajn, për tu fotografuar para kamerave me Kadri Veselin, që dëshmon më së miri, intrigat, mosbesimin e raportet konfuze ndërmjet partnerëve në koalicion dhe mënyrën e qeverisjes, që pritej prej tyre”, deklaron Qarri.

Image

Analisti politik, Gani Qarri.

“Për aq më tepër, këta jo vetëm që nuk kanë mundur ta qojnë më tepër se dy vite, asnjëherë qeverisjen e përbashkët, por kanë bashkëpunuar ndërmjet veti vetëm kur janë përputhur interesat kriminale të bizneseve të tyre me bandat serbe të veriut, në krye me Zvonko Veselinoviqin, Milan Radojçiqin etj, të cilit Haradinaj i rezervonte edhe pritje shtetërore në zyrën e kryeministrit, njerëz që gjatë gjithë kohës, kanë manipuluar me njëri tjetrin dhe në vijimësi janë përpjekur t`ia bëjnë gropën prapa shpine dhe dëmtojnë sa më rëndë me ndërskëmca njëri tjetrin”, shpjegon analisti Qarri.

Qarri thotë se ishte pikërisht Fatmir Limaj me Ramush Haradinajn, bashkë me klanin “Pronto”, ata të cilët i falën tokë Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

“Prandaj habit shumë fakti se si pikërisht ata të cilët, kurrë nuk kanë pasur besim as ndërmjet veti, të kërkojnë sot besimin e popullit për të qeverisur serish vendin, sidomos kur të kihet parasysh gjendja e rëndë në të cilën e kanë sjellë Kosovën me hajni, zhvatje e krijim të pasurive të pajustifikueshme marramendëse brenda nate, në mënyrë të kundërligjshme. Politikbërës të dyshimtë, të cilët gjatë gjithë kohës kanë qëndruar në pushtet, vetëm duke bërë pazare me tokat autoktone të shqiptarëve, sikur ato të ishin trashëgimi private e etërve të tyre, duke u falur mijëra hektar vendeve hegjemoniste fqinje, 2500 hektar FYROM-it dhe 8300 hektar tjerë shtetit xhuxh të Malit të Zi, në këmbim të kapjes së përkohshme të karriges së ministrit, gjegjësisht kryeministrit kukull, si Haradinaj i katapultuar me manipulime në pushtet, për faljen e Kullës, Çakorrit e pjesëve tjera të vlershme të Kosovës, pa i pasur kurrë hak as borxh, një shtetit fqinjë si Mali i Zi”, shprehet Gani Qarri.

Qarri thotë se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje me mbi 50%, ishte rezultat i keqqeverisjes së klanit “Pronto”.

“Prandaj mbi 50.2 % të votave që i mori LVV, ishin shprehje e protestës së votuesve kundër keqqeverisjes së Thaçit, Veselit, Haradinajt, Isa Mustafës, Limajt dhe të tjerëve, të cilët vazhdojnë të vetëquhen çlirimtar, duke e ditur mirë që pikërisht këta janë pionët e shantazhuar që rrënuan të ardhmen e Kosovës, duke nënshkruar edhe marrëveshje të dëmshme si “zajednica” dhe miratuar atë me shumicën e deputetëve edhe në Kuvend, për bosnjëzimin si hap paraprak i ndarjes dhe shuarjes së shtetësisë së Kosovës”, deklaron Qarri.

Ai i quan skandaloze deklaratat e Fatmir Limajt, i cili tha se qytetarët e Kosovës duhet ta votojnë atë dhe shokët e tij edhe 40 vite të tjera.

“Në fakt, duke pasur parasysh aferat e rënda korruptive dhe marrëveshjet e dëmshme renegate në kurriz të Republikës së Kosovës, Limaj dhe të gjithë ata me të cilët, populli i këtij vendi, për dy dekada ka përvojë shumë të keqe, bëjnë deklarata të tilla skandaloze, jo vetëm që nuk duhet të votohen më kurrë, por edhe duhet të hetohen dhe vendosen në burg për vepra të ndryshme korruptive, kriminale dhe tradhti të rëndë shtetërore e kombëtare, kundër popullit dhe shtetit të Kosovës. Kjo për vet faktin se, votat që ka marrë në zgjedhjet e fundit LVV, nuk ishin vetëm për ndryshime politike dhe ndërrimin e pushtetit, por edhe mandat i dhënë nga votuesi për ta çliruar përfundimisht Kosovën nga mentaliteti i hajnave, politikanëve të shitur e të shantazhuar nga Serbia, të cilët për të mbrojtur veten çuan Kosovën buzë zhbërjes”, nënvizon Qarri.

“Përndryshe koalicionit të territ, siç quhej me të drejtë grupimi aventurist i PAN-it, jo vetëm që i ka rënë përtokë reputacioni, por i është shkërmoqur tërësisht edhe fuqia politike, të cilët edhe para ardhjes në pushtet të Qeverisë aktuale, vetëm me ndihmën e dorës së zgjatur të Serbisë në Kosovë si e ashtuquajtura “lista serbe” dhe manipulimit me vota të kundërligjshme të deputetëve të dënuar me vendime të plotfuqishme gjyqësore me burg, ngrinin dhe rrëzonin qeveri pa legjitimitet, me qëllim të marrjes së vendimeve të dëmshme në kurriz të Kosovës, ndaj përderisa të vijojë ky trend i frustrimit të qytetarëve dhe votuesit të vendit, partitë e inkriminuara u kanë hipur skijave dhe vetëm një Zot e di se ku, kur dhe me çfarë pasojash shkatërrimtare do të përfundoj theqafja e tyre, se shpresë për tu rikthyer në pushtet, Limaj & Co, as që kanë më fare”, përfundon për “Bota sot”, analisti Gani Qarri.