Gara ka thënë se janë identifikuar edhe disa lokacione të tjera ku dyshohet për mbetje mortore.
“Ka edhe disa lokacione të shënjuara në territorin e Serbisë, përveç lokacionit në Kizhevak janë edhe disa pika brenda regjionit të Rashkës dhe lokacione në regjionin e Novi Pazarit, ndëkrohë ne kemi vizituar edhe lokacionin afër Sjenicës, përkatësisht tek miniera në Shtavall në regjionin e Novi Pazarit. Po ashtu është një lokacion në Kozarevë, afër po ashtu Novi Pazarit. Ka disa lokacione brenda territorit të Serbisë që presim që të adresohen më tutje në kuptimin e realizimit të gërmimeve vlerësuese”, ka thënë ai.
Gara ka pohuar se për gërmime në lokacionet ku dyshohet se ka mbetje mortore tashmë kanë siguruar edhe urdhëresa nga Prokuroria Speciale dhe pritet që të fillohet me gërmimin.
“Ka edhe disa lokacione që tashmë janë siguruar urdhëresat nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe besoj që ditët në vijim, varësisht edhe kushteve atmosferike, në lokacione do vazhdojmë me gërmime”, tha ai.