Ka arritur në 10.990 numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë.
Sipas njoftimit të sotëm të IKSHPK, numri total i rasteve pozitive është 29.117 raste nga 118.946 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 822 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 250 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.305 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.990.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1361 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 501 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Kujtojmë se kohëve është shënuar rritje e madhe e rasteve me koronavirus në Kosovë, njëjtë si thuajse në shumicën e vendeve të Europës.