Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Sunday, May 22, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press Lajme

Gazetarët u vranë dhe u kërcënuan me vdekje për t’i fshehur vrasjet politike të atdhetarëve!

KosovariPress Nga KosovariPress
May 3, 2022
Në Lajme
0 0
0
Gazetarët u vranë dhe u kërcënuan me vdekje për t’i fshehur vrasjet politike të atdhetarëve!
0
Shpërndarjet
4
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

Janë disa momente në jetë që përveç se shkaktojnë njëlloj tronditje ato të bëjnë të reflektosh për një kohë të gjatë. Momente që përveç se mbeten të paharruara ato të kthjellin të menduarit për shumë kohë, dhe kthehen në momente reference, jo vetëm për veten, por edhe për shoqërinë.

Të tilla janë ngjarjet e vrasjeve politike që kanë ndodhur në luftë dhe pas saj. Në fakt, ato kishin nisur mjaft kohë para se të fillonte lufta, me vrasjen e gazetarit Ali Uka, që njihej edhe si zëdhënësi i parë i UÇK-së, një mbështetës i Rugovës.

Mungesa e drejtësisë dhe gjykimeve të paanshme

Shkaku apo motivi i kësaj vrasje të parë politike nuk është zbardhur, në mungesë të një gjykimi të paanshëm. Sipas mandatit të gjykatës speciale, as kjo vrasje nuk bie në domenin kohor të saj, sepse ajo ka të drejtën e gjykimit të ngjarjeve 1998-2000 (deri me 31 dhjetor).

Në mungesë të një hetimi të plotë nuk dihet nëse u vra për shkak të shkrimeve të tija apo për shkak të rolit të zëdhënies për UÇK-në.

Një moment njohje për mua për ligësinë e një pale në luftë ishte, në kohën sa unë isha student, plagosja e Sabri Hamitit (1998), i cili njihej si bashkëpunëtorë i afërt i presidentit Rugova, dhe njëri nga studiuesit më të njohur të letërsisë asokohe. Më shumë se nga një raport student-profesor, e njihja nga studimet e tija, që nga studimi për poetin Lasgush Poradecin, që përveç se e adhuroja e çmoja si lirikun më të madh të poezisë shqipe, dhe se me librat e tij kritik ishte përfaqësuesi kryesor i studimeve letrare, dhe nga librat e tij e njihnim she studionim letërsinë dhe atdhesinë e shkrimtarëve shqiptarë

Në ndërkohë, u vra ministri i luftës Ahmet Krasniqi, dhe ndodhën një seri atentatesh gjatë vitit 1998, dhe në janarin e 1999 u vra edhe Enver Maloku, që po ashtu nuk e njihja, por si një person që vijoja një kurs gazetarie, e ndjeja nevojën për informim, që edhe pse kohë lufte, “Informatori”, që shtypej çdo mbrëmje, ishte një befasi si për kulturën tonë të shtypit, që nuk ekzistonte në traditën shqiptare, por kryesorja informacione të shumta i gjenim aty.

Ato informacione, që ne nuk i gjenim, meqë nuk kishim media televizive, përveç ‘programit satelitor’, një të përditshmeje të pamjaftueshme si “Bujku”, dhe një të përditshmeje private “Koha ditore”, që me politikën e saj redaksionale aso kohe ishte irrituese, ishte dhe “Kosova sot”, por që për mbrëmje nuk mund të informoheshim asgjë nga ato. Informacionet e freskëta, të shpejta dhe të sakta, të “Informatorit”, ishin dominuese, dhe kjo arrihej kuptohet edhe në saje të një superinfrastrukture për informim të LDK-së, e cila në çdo komunë, e madje edhe në fshatra i kishte të konstituuara Komisionet e informimit, të cilat raportonin për çdo incident që e shkaktonte policia dhe ushtria e Serbisë, apo ish-Jugosllavisë (Serbi – Mal i Zi).

Prandaj, vrasja e Enverit ishte një moment tjetër shokues, që më bëri të ndihem keq si shqiptarë, dhe përpjekjet për bashkim apo bashkëveprim ndër shqiptarë, në vend se drejt bashkimit po shkonin drejt dallimit dhe krizës. Në fakt nga shtatori i vitit 1998, isha në dijeni nga afër për organizimet ushtarake nëpërmjet vëllait tim Sabriut, që ishte caktuar të jetë me një rol të rëndësishëm në atë strukturim, por që siç duket për shkak të prishjes së Marrëveshjes së Osllos me vrasjen e ministrit Krasniqi, nuk do të zbatohej më tej bashkëpunimi me njerëz të LDK-së, ose do të reduktohej roli i tyre.

Në luftë mungonin informacionet për vrasjet me motive politike. Për shumë prej tyre do të merrnim vesh vetëm pas luftës, madje për disa prej tyre, vazhdojmë të dëgjojmë edhe tani, e për disa të tjera mund të mos e kuptojmë kurrë.

Nuk kishte më alibi për vrasjet politike

Pas luftës vrasjet nuk u ndalën. Më nuk kishte alibi, të thuhej se po vriteshin “bashkëpunëtorët e Serbisë”. Nuk kishte as në luftë, por tashmë as në retorikë! Zgjidhja e vetme për ta ishte mbulimi-fshehja e vrasjeve. Për këtë duhej veç skuadrave të vrasjeve edhe skuadra e spastrimit, që shkaktonte edhe më shumë vrasje. Thuajse të gjitha të pazbardhura!

Në nëntor u vra Haki Imeri, një bashkëpunëtor i Rugovës e përkthyes, u vra avokati Manaj, Ukë Bytyqi, Rrecaj, u vra ndërkohë edhe Xhemail Mustafa, një intelektual i jashtëzakonshëm, dhe që e njihte shumë mirë politikën. Vrasjet vazhdonin, thuajse nuk kishin të ndalur, madje disa vlerësojnë se vrasje të tilla vazhduan deri në 2007-ën. Tashmë që të gjitha ishin qartësisht vrasje politike, me qëllim që ta mundnin në zgjedhje LDK-në dhe Rugovën, duke mbjellur terror e frikë, duke e çuar numrin në më shumë se 100 veprimtarë atdhetar të vrarë.
Por, këtë nuk e arritën për të gjallë të presidentit Rugova.

Këto vrasje çuan edhe në vrasjen e gazetarëve, si të Shefki Popovës, Bekim Kastratit dhe Bardhyl Ajetit, i pari i ‘Rilindjes’ dhe dy të tjerët të “Bota sot”, kolegë dhe shokë të mi.

Këta u vranë për të penguar zbardhjen e krimeve, vrasjeve të panumërta nga 1997 e deri sa u vranë ata, për rreth tetë vjet, ndërsa kërcënimet nuk pushuan ndaj neve të gjallëve, as pas më shumë se 15 vjetësh nga koha kur morën fund vrasjet politike, të një grupimi të caktuar politik e të disa grupeve të interesit.

Jo vetëm se ka rrezik, që t’i mbulojë pluhuri i harresës, por edhe për shkak se për ato ende nuk ka rrëfyer askush, dhe kanë mbetur vetëm si dromca rrëfimesh në kujtesën popullore, shpesh të përballura me dromca kundërvënëse të informacioneve, me qëllim të mbajtjes së mjegullës, që ato të mos zbardhen kurrë dhe të mos rritet numri i atyre që duhet të ndiqen penalisht, për vrasje pa motive të detyrueshme të luftës.

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0
​Nëntë raste të reja me COVID-19

​Nëntë raste të reja me COVID-19

May 22, 2022
Çka mund të fitojë Kosova nga korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi?!

Çka mund të fitojë Kosova nga korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi?!

May 22, 2022
Rritja e normës së interesit rrezikon pagesën e kredive

Rritja e normës së interesit rrezikon pagesën e kredive

May 22, 2022
​Blerjet politike dhe etnike të shtëpive në veri të Mitrovicës

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

​Nëntë raste të reja me COVID-19

​Nëntë raste të reja me COVID-19

May 22, 2022
Çka mund të fitojë Kosova nga korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi?!

Çka mund të fitojë Kosova nga korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi?!

May 22, 2022
Rritja e normës së interesit rrezikon pagesën e kredive

Rritja e normës së interesit rrezikon pagesën e kredive

May 22, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In