Friday, September 29, 2023
Lajme

Gazetarja serbe ua nxjerr ‘të palarat’ mediave që mbështeten nga Vuçiq: Publikuan lajme të pavërteta për gjendjen në Kosovë

27views

Gazetarja serbe Vera Rankoviq ka treguar se si mediet e afërta me pushtetin e Aleksandar Vuçiqit kanë raportuar në mënyrë të pavërtetë rreth gjendjes ndodhur, dy ditë më parë, në veri të Kosovës.

Rankoviç me anë të një shkrimi në Facebook, thotë se mediet e Vuçiçit ka raportuar kinse qytetarët serbë janë përplasur me forcat e sigurisë së Kosovës.

“Si gazetare nuk mund të hesht. Mediat e Vuçiqit janë edhe më keq, duke raportuar se forcat e sigurisë së Kosovës të armatosura rëndë janë ‘përleshur’ me ‘qytetarët serbë’”, shkruan Rankoviq.

“Më duhet të korrigjoj: nuk ishte asnjë shtetas serb, por një bandë me maska të zeza që u përgatitën për trazira dhe qëllimi i tyre ishte të pengonin kryetarët shqiptarë (të cilët ligjërisht, sipas bashkësisë ndërkombëtare, fituan zgjedhjet që serbët vetë i bojkotuan me urdhër të Vuçiçit dhe Radojçiçit) për të ardhur në vendin e tyre të ri të punës”, shton ajo.

Sipas saj, nga këto trazira përfitonte Vuçiqi dhe se kërkon që të mos bëhen titujt nxitës sikurse tabolidi beogradas Informer.

“Sigurisht që policia e Kosovës do të ndërhyjë – kush nuk do të ndërhynte? – që u bë menjëherë shkak në që Vuçiç do ta aktivizonte ushtrinë dhe ta vendoste drejt kufirit [me Kosovën]. Edhe një herë, një gjysmë informacion do të nxiste urrejtje dhe kush përfiton nga kjo veç Vuçiçit?”, pyet Rankoviç.

“Mos përdorni tituj nxitës si Informer”, përfundon gazetarja serbe

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0