Sunday, May 28, 2023
Rozë Magazina

Georgina Rodriguez duket e mahnitshme në fustanin e shkurtër gjatë Festivalit të Filmit në Kanë

17views

Georgina Rodriguez bëri një shfaqje të guximshme teksa po largohej nga Hotel Martinez në Francë gjatë Festivalit të 76-të vjetor të Filmit në Kanë, të enjten (25 maj).

E dashura e Cristiano Ronaldos, 29 vjeçe, dukej hyjnore me një fustan të shkurtër ngjyrë vjollce, me çarje deri në kofshë.

Influencerja u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo, ndërsa ajo nxirrte në pah format e saj të tonifikuara në fustanin elegant.

Image

Georgina Rodriguez

Bukuroshja argjentinase kombinoi dukjen me një palë taka me majë ngjyrë rozë të ndezur.

Ajo mbante gjërat e saj në një çantë dore gjithashtu rozë dhe përfundoi ‘look’-un me një palë vathë me diamant dhe aksesor të tjerë.

Image

Georgina Rodriguez

Rodriguez ndërkohë po e shijon suksesin sezonin e dytë të dokumentarit të saj “I am Georgina”, që u publikuan në Netflix në mars të këtij viti.

Ndryshe, së fundmi u përfol për një krizë në marradhënien e saj me Roanldon, por dyshja i ka demantuar duke u shfaqur bashkë në disa dalje publike.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0