Wednesday, May 31, 2023
Lajme

Gërvalla për kërcënimet e Serbisë me luftë: Duhet t’i përgjigjemi së bashku

48views

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se gjendja në rajon mbetet e komplikuar për shkak të luftës në Ukrainë, por edhe për shkak të problemeve të pazgjidhura mes vendeve të rajonit.

Gërvalla ka falënderuar ministren e Jashtme sllovene, Tanja Fajon për përpjekjet e saja të shumta për realizimin e interesave strategjike të Kosovës.

Ajo ka thënë se Sllovenia ka qenë përkrahëse për realizimin e interesave legjitim të Kosovës.

Gërvalla tutje ka thënë se kërcënimet që Serbia i bënë rajonit me luftë, kërkojnë një përgjigje të përbashkët.

Pa paqen dhe stabilitetin e nevojshëm në rajonin tonë dhe pa një Evropë që nuk e përfshinë gjithë Evropën, sfidat do të mbesin të njëjta. Rajoni ynë ndodhet në një fazë të rrezikshme të historisë evropiane. Sllovenia është gjithashtu anëtare e NATO-s dhe Kosova nuk e ka fshehur asnjëherë aspiratën për t’u anëtarësuar në NATO”.

Kërcënimet me luftë që i bënë Serbia rajonit tonë kërkojnë një përgjigje të unifikuara”, tha Gërvalla.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0