Wednesday, February 1, 2023
Lajme

Gërxhaliu paralajmëron ulje të çmimeve këtë pranverë

8views

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu, tha se në pranvera e këtij viti pritet që të kemi rimëkëmbje ekonomike.

Gërxhaliu theksoi se nga fillimi i prillit të këtij viti pritet që të ketë trende të rënies së inflacionit e po ashtu edhe rënie të çmimeve, duke numëruar një varg faktorësh që do të ndikojnë.

“Besoj që duhet të kemi optimizëm për vitin 2023 sepse janë disa indikator që dhurojnë optimizëm, që do të ketë lëvizje pozitive në rend të parë, pas ngritjes së çmimit të importit të naftës ruse në Evropë është një frymarrje më e lehtë, në rend të dytë kushtet klimatike dhe nxehtësia që e ka kapluar Evropën i ka shtuar rezervat e gazit që nuk janë shfrytëzuar dhe ky është një produkt strategjik që ka ndikuar në standardin e evropianë”.

“E treta është kostoja e shpenzimeve të transportit, derisa në vitin e kaluar për një kontinjer nga Azia, është paguar afro 20 mijë dollar, sot paguhen vetëm 3 mijë dollar, dhe në këtë drejtim besoj që nga marsi apo fillimit i prillit të vitit 2023 do të kemi ramje apo trende ramjesh edhe të inflacionit, por besoj që edhe çmimeve”, tha ai.

“Por e vërteta është që psikologjia e tregtisë së jashtme na mëson që çmimet rriten me shpejtësi, mirëpo shumë ma ngadalë kthehen në stadin fillestar. Por definitivisht pranvera e vitit 2023, përkundër asaj që ekspert e parashohin që do të ketë një recesion në Evropë, besoj që do të jetë fillimi i një rimëkëmbje ekonomike”.

Gërgjaliua potencoi se garanci për stabilitet ekonomik në Kosovë duhet të jetë edhe stabiliteti politik, duke e quajtur të domosdoshëm.

“Duhet të kuptohet që inflacioni nuk e shkakton qeveria, por duhet të gjej masa për të ulur normën e inflacionit në Kosovë dhe të çmimeve. Në këtë drejtim Kosova po hyn me krizë në këtë vit dhe besoj se në aoftë se pranohet ky realitet do të jetë më e lehtë për ta luftuar inflacionin, e vërteta është që do të ketë sfida të shumta, mirëpo garanci e stabilitetit ekonomik në Kosovë duhet të jetë stabiliteti politik sepse pa një stabilitet politik do të jetë shumë e vështirë të ketë prognoza pozitive”,  tha ai.