Saturday, February 4, 2023
Lajme

Gjenerali shqiptaro-amerikan zbulon planet e ‘errëta’ të Grabovcit dhe Lushtakut për PDK-në

6views

Gjenerali shqiptaro-amerikan, Muharrem Maralusha në një postim të tij në Facebook ka thënë se këto ditë ‘Dragodani’ është shqetësuar nga grupi Pronto, kryesisht nga Adem Grabovci dhe Sami Lushtaku.

Sipas tij, këta dy persona po bëjnë gjithҫka që të vijnë në krye të PDK-së.

Gjenerali Maralusha ka thënë se ata kanë planet e tyre të cilat kanë shqetësuar edhe kryesinë e PDK-së në SHBA.

Postimi i plotë:

Dragodani është i shqetësuar se grupi Pronto, i udhëhequr nga Adem Grabovci dhe Sami Lushtaku janë duke bërë ҫmos që të vijnë në krye të PDK-së dhe caku i fundit me ardh në fuqi. Ky veprim i grupit Pronto e ka shqetësuar Dragodanin.

Si rezultat i kësaj, inҫizimet ku Grabovci është aktori kryesor. Këto inҫizime që janë bërë nga një grup i Eulex-it përfshijnë 100 plus orë bisedash ndërmjet protoganistëve të lartë përmendur ku edhe Hashim Thaҫi ka qenë në dijeni të plotë.

Ky plan e ka shqetësuar shumë Dragodanin dhe kryesinë e tyre këtu në SHBA. Janë duke e rishiku me seriozitet dhe do të bëjnë ҫmos që PDK-ja që të mos rikthehet prapë në pushtet. Plani i PDK-së për me u kthy prapë në pushtet do të ketë se si do të zjgidhet fati i atyre personave që gjenden këto ditë në Hagë.