Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Tuesday, August 16, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press aktuale

“Grupe të maskuara e me armë të gjata..!”/ Ministri Sveçla tregon krejt çka ndodhi dje dhe sot në veri

KosovariPress Nga KosovariPress
August 1, 2022
Në aktuale
0 0
0
“Grupe të maskuara e me armë të gjata..!”/ Ministri Sveçla tregon krejt çka ndodhi dje dhe sot në veri
0
Shpërndarjet
1
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se janë larguar të gjitha barrikadat ilegale serbe.

Ministri përmes një postimi në Facebook tha se se liria e lëvizjes është e plotë dhe pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë të hapura për qytetarët.

Ndër të tjera, ai dha edhe detaje të asaj se çfarë ndodhi dje dhe sot në veri të Kosovës.

“Grupe të maskuara e me armë të gjata të cilët udhëhiqen nga Beogradi dhe të ardhur nga Serbia, kanë filluar sulmet ndaj qytetarëve të vendit duke i rrahur brutalisht dhe të njëjtit kanë gjuajtur sot edhe ndaj zyrtarëve policorë me qëllim të vrasjes së tyre.

Këto sulme ishin të përgatitura që një kohë të gjatë e këto përgatitje kulmuan nga takimet në Beograd e në Rashkë. Sulmet e tilla nuk i kontribuojnë stabilitetit të vendeve tona dhe rajonit sepse mbi të gjitha Qeveria jonë ka marrë dy vendime duke respektuar ligjet vendore dhe ndërkombëtare. Siç jemi zotuar edhe mbrëmë, si Qeveri e Republikës së Kosovës, me largimin e barrikadave dhe sigurimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët tanë, ne e zhvendosëm zbatimin e vendimeve për datën 1 shtator 2022, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit në vend dhe rajon”, deklaroi ministri Sveçla, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Barrikadat e vendosura nga strukturat ilegale serbe mbrëmë, 15 minuta pas lëshimit të sistemit të alarmit dhe të shpërndara në 9 lokacione të ndryshme në veriun e vendit, tashmë janë larguar plotësisht nga vetë ata.

Liria e lëvizjes është e plotë dhe pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë të hapura për qytetarët.

Grupe të maskuara e me armë të gjata të cilët udhëhiqen nga Beogradi dhe të ardhur nga Serbia, kanë filluar sulmet ndaj qytetarëve të vendit duke i rrahur brutalisht dhe të njëjtit kanë gjuajtur sot edhe ndaj zyrtarëve policorë me qëllim të vrasjes së tyre.

Këto sulme ishin të përgatitura që një kohë të gjatë e këto përgatitje kulmuan nga takimet në Beograd e në Rashkë. Sulmet e tilla nuk i kontribuojnë stabilitetit të vendeve tona dhe rajonit sepse mbi të gjitha Qeveria jonë ka marrë dy vendime duke respektuar ligjet vendore dhe ndërkombëtare. Siç jemi zotuar edhe mbrëmë, si Qeveri e Republikës së Kosovës, me largimin e barrikadave dhe sigurimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët tanë, ne e zhvendosëm zbatimin e vendimeve për datën 1 shtator 2022, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit në vend dhe rajon.

Krijimi i panikut, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, lëvizja e personave të armatosur e të maskuar brenda vendit, rrahja brutale e qytetarëve tanë si dhe tentim vrasja e zyrtarëve tanë policorë janë veprime të papranueshme dhe në këtë drejtim, janë duke punuar intensivisht hetimet dhe drejtësia padyshim do të ndodhë. Përdorimi i grupeve të tilla kriminale për destabilizim të vendit nga pala serbe nuk e rrezikon vetëm vendin tonë, dhe kjo bëhet edhe më serioze kur Serbia e cila përmes grupeve të tilla synon të arrijë qëllimet e veta merr mbështetje të plotë dhe tashmë publike nga Moska.

Përveç sulmeve ndaj qytetarëve, dëmeve materiale e tentim vrasjeve ndaj zyrtarëve policorë, ne jemi ballafaquar mbrëmë edhe me sulme kibernetike të cilat kanë tentuar të pengojnë funksionimin shtetëror. Në këtë drejtim, ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme dhe sistemi është mbrojtur suksesshëm.

Në kronologjinë e trazirave me të cilat u ballafaquam dje, nuk mund të mos ngre shqetësimin e madh për plasimin e informacioneve të pakonfirmuara dhe të pavërteta. Lajmet të cilat janë publikuar mbrëmë kanë cënuar rëndë zhvillimin e operacioneve policore, jetën dhe sigurinë e zyrtarëve policorë dhe në veçanti, informacioni mbi plagosjen e zyrtarit policor ka shkaktuar huti dhe shqetësim të arsyeshëm tek të gjithë familjarët e zyrtarëve policorë të cilët ishin në krye të detyrës në atë kohë. Në të gjitha thirrjet tona si Qeveri dhe Ministri e Punëve të Brendshme kemi ofruar bashkëpunim dhe informata në kohë reale.

Gjej rastin të falënderoj bashkëpunëtorët tanë ndërkombëtar për kuptimin e drejtë të situatës dhe për qëndrimin e tyre konstruktiv. Ne mbesim të përkushtuar për stabilitet dhe vendimi ynë i sotëm tashmë e dëshmon këtë dhe në të njejtën kohë me të gjitha mekanizmat tanë shtetëror do të angazhohemi brenda misioneve që na obligon Kushtetuta jonë.

Veprimet tona si shtet janë tërësisht ligjore dhe brenda të gjithë mekanizmave tanë ne do të veprojmë në zbatim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, pra, sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit tonë janë dhe do të mbeten të pacënueshme.

Dua edhe një herë të përgëzoj të gjithë zyrtarët policorë të angazhuar në këtë operacion, të cilët edhe në këto momente janë duke kryer detyrat me përkushtim dhe profesionalizëm në vendosjen e rendit dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës sonë pa dallim.

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Etiketimet: Fjalë kyçe Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës veri detaje sulme
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0
Zbulohet agjenda e takimit mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiq në Bruksel

Zbulohet agjenda e takimit mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiq në Bruksel

August 16, 2022
Flasin francezët që u zunë në Leposaviq, tregojnë pse erdhën në Kosovë

Flasin francezët që u zunë në Leposaviq, tregojnë pse erdhën në Kosovë

August 16, 2022
“Serbia hiqet sikur është neutrale”-Bajram Begaj flet për përplasjet në veri të Kosovës dhe nismën Ballkani i Hapur

“Serbia hiqet sikur është neutrale”-Bajram Begaj flet për përplasjet në veri të Kosovës dhe nismën Ballkani i Hapur

August 16, 2022
​Begaj: Të bëjmë më të mirën në dobi të kombit tonë

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

Zbulohet agjenda e takimit mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiq në Bruksel

Zbulohet agjenda e takimit mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiq në Bruksel

August 16, 2022
Flasin francezët që u zunë në Leposaviq, tregojnë pse erdhën në Kosovë

Flasin francezët që u zunë në Leposaviq, tregojnë pse erdhën në Kosovë

August 16, 2022
“Serbia hiqet sikur është neutrale”-Bajram Begaj flet për përplasjet në veri të Kosovës dhe nismën Ballkani i Hapur

“Serbia hiqet sikur është neutrale”-Bajram Begaj flet për përplasjet në veri të Kosovës dhe nismën Ballkani i Hapur

August 16, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In