Thursday, September 28, 2023
Lajme

Haradinaj kujton veprimtarin Smajl Hajdaraj dhe arkeologen Edi Shukriu

42views

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar eprorin e UÇK-së, Smajl Hajdaraj në 21-vjetorin e vrasjes.

Në të njëjtën kohë Haradinaj ka reaguar me rastin e ndarjes nga jeta të arkeologes, Edi Shukriu. “Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e arkeologes sonë të pazëvendësueshme, intelektuale e rrallë e cila ishte pjesë e rëndësishme e secilës etapë të historisë sonë, Edi Shukriu”, ka shkruar Haradinaj. 

Postimi i plotë: 

Smajl Hajdaraj ishte atdhetar shembull gjithmonë në shërbim të Atdheut, si epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por edhe pas çlirimit, si deputet i Kuvendit të Kosovës. Kisha rastin ta njoh personalisht e të punojmë bashkë gjatë sfidës së ndërtimit të vendit.

Në 21-vjetorin e vrasjes së tij, kujtojmë me respektin më thellë veprën dhe shëmbëlltyrën e tij.

Gjithashtu, sot, me pikëllim mora lajmin për vdekjen e arkeologes sonë të pazëvendësueshme, intelektuale e rrallë e cila ishte pjesë e rëndësishme e secilës etapë të historisë sonë, Edi Shukriu. 

Ngushëllime familjes, Akademisë së Shkencave dhe të Arteve e Kosovës dhe gjithë atyre që e njohën.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0