Friday, September 29, 2023
Lajme

Haradinaj takoi bashkëluftëtarët në Pejë: E ndjeva veten sikur në ditët e UÇK-së

104views

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot në Pejë ka takuar bashkëluftëtarë nga batalioni i parë sulmues i Zonës Operative të Dukagjinit, me ç’rast, është shprehur se kanë evokuuar kujtime dhe kanë nderuar ata që kanë rënë në krye të detyrës.

I pari i AAK-së ka potencuar se me trimat përkrah, e ka ndier veten sikur në ditët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Batalioni i Parë Sulmues i Zonës Operative të Dukagjinit, kreu detyrën me profesionalizëm e trimëri. Siç kisha nderin t’i kam përkrah gjatë Luftës Çlirimtare, sot u bashkova me ta dhe komandantin Bujar Ukimeraj.

Evokuam kujtime, nderuam ata që ranë në krye të detyrës, që shqiptarët të kenë liri, heronjtë Fadil Nimani udhëheqës i Batalionit, Jusuf Kelmendi e Ahmet Gjikolli, luftëtarë të orëve të para. Në Pejë sot, me këta trima përkrah, e ndjeva veten sikur në ditët e lavdisë, ditët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0