Saturday, January 28, 2023
Lajme

​Hasanpapaj: Marrëveshja s’ka dobi nëse Kurti s’i siguron pesë njohje nga vendet e BE-së

34views

Bardhyl Hasanpapaj tha se nëse kryeministri, Albin Kurti përmes arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë, në kuadër të dialogut me Serbinë, arrin t’i sigurojë pesë njohje nga pesë vendet e BE-së, Kosova më s’do të ketë nevojë për asgjë.

Komentatori politik, po ashtu tha se drafti i statutit të Asocacionit të Komunave me Shumicë Serbe, do të negociohet nga Kosova e Serbia në çdo lloj formati.

Sipas tij, Asociacioni më nuk është mundësi zgjedhjeje, pasi siç tha Hasanpapaj do të bëhet me apo pa këtë Qeveri.

Nëse Kurti, si kryeministër arrin me një marrëveshje t’i sigurojë pesë njohje të pesë shteteve të BE-së, me këtë marrëveshje, s’kemi nevojë për asnjë gjë tjetër. Nëse kjo marrëvehsje nuk i siguronë të paktën pesë njohje të BE-së, atëhëre kjo marrëveshje s’ka asnjë dobi. Drafti i statutit të Asociacionit do të negociohet në çdo llojë formati”, tha Hasapapaj. /Gazeta10