
Ish-Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë, pas gati tri vitesh që nga arrestimi i tij nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në këtë intervistë për Nacionalen, Thaçi ka folur për gjendjen në vend, ku ka thënë se “Çdo krizë e vonon shumë Kosovën”.
“Por edhe i minon përpjekjet e miqve ndërkombëtarë për ta konsoliduar shtetin e Kosovës në rrafshin e brendshëm, por edhe në afirmimin e saj ndërkombëtar”, ka thënë Thaçi.
Ai ka thënë se përkrahja ndërkombëtare nuk duhet të merren si e mirëqenë.
“Atë gjithmonë duhet merituar. Kosova çdo ditë duhet të vazhdojë të prodhojë argumente që e lehtësojnë mbështetjen e miqëve ndërkombëtar”.
Tutje, Thaçi ka thënë se uniteti brendashqiptar dhe investimi për pajtim ndëretnik janë çelësi i suksesit për Kosovën.
“Uniteti brendashqiptar dhe investimi për pajtim ndëretnik janë çelësi i suksesit për Kosovën. Bota po lëviz dhe po ndryshon më shpejtë se sa intuitat apo agjendat tona”, ka deklaruar Thaçi.