Saturday, February 4, 2023
Lajme

Heqja e Kosovës nga agjenda për KE-, Krasniqi: Ka dështim të plotë në diplomaci

17views

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pasi aplikimi i Kosovës për të hyrë në Këshillin Evropian nuk ishte në agjendë.

Deputetja Krasniqi, ka akuzuar për dështim Qeverinë Kurti.

“Çka ka, çka s’ka! Ka dështim të plotë në diplomaci, S’ka asnjë arritjeje për Kosovën”, ka shkruar ajo në reagimin e saj, menjëherë pas publikimit të lajmit për refuzimin e kërkesës.

Kujtojmë se, Kosova dorëzoi vitin e kaluar aplikimin për tu bërë anëtare e KiE-së, por duket se vendet kryesore i kanë dalë kundër, pasi presin zhvillime ne lidhje me bisedimet me Serbinë.

Më herët ministri i jashtëm i Hungarisë kishte shprehur se pranimi sipas tij i parakohshëm i Kosovës në entitete të ndryshme evropiane mund të jetë një rrezik.

“Nëse do të pranohet Kosova si anëtarë e Këshillit të Evropës, qeveria do të votojë kundër”, kishte deklaruar shefi i diplomacisë hungareze, Péter Szijjártó.