Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se nga presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden kanë pranuar letra që duhet të votohet Gjykata Speciale.
“Zv/presidenti Biden në atë kohë ka dërguar letër në Kosovës që të votohet kjo Gjykatë. Nëse keni dëshirë këtë letër e publikojmë qysh nesër. Atë letër Biden e kishte dërguar te Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Thaçi”, tha hoxhaj në “Debat Plus”.
Hoxhaj thotë se letra tregonte se është kërkesë e amerikanëve që të votohet Gjykata Speciale.
“Kërkesa të tilla kemi pasur edhe nga evropianët”.
Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të PDK-së thotë se në atë kohë kërkesë e madhe e partnerëve ka qenë votimi i Gjykatës Speciale.
Hoxhaj thotë se nuk është në rregull që në vitin 2020 të ngritët mjegull për çështjen e ngritjes së Gjykatës Speciale.