Saturday, January 28, 2023
Lajme

Hoxhaj: Kosova nuk do të arrijë marrëveshje, për sa kohë që Kurti nuk është i interesuar as për dialog

6views

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, njëherësh deputet i PDK-së, ka thënë se Kosova nuk do të arrijë një marrëveshje të ndërsjellë me Serbinë derisa Kurti nuk është i interesuar për dialog serioz dhe as për marrëveshje.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxhaj, shtoi se vizita e sotme dhe mbështetja amerikane janë parakushte për të bërë një kthesë rrënjësore drejt një marrëveshjeje të domosdoshme për njohje të ndërsjellë. 

Postimi i plotë i tij:

Vizita e sotme dhe mbështetja amerikane janë parakushte për të bërë një kthesë rrënjësore drejt një marrëveshjeje të domosdoshme për njohje të ndërsjell me Serbinë. Një mbështetje është vendimtare meqë Serbia ishte dhe është kundër një marrëveshjeje të tillë! Kosova nuk do të arrijë këtë marrëveshje, për sa kohë që z.Kurti nuk është i interesuar as për dialog serioz dhe as për marrëveshje, por është vetëm i interesuar për një simulim të “dialogut” gjatë vitit 2023, sikurse ishte vitin e kaluar!