Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vizituar qytetin e Podujevës, për mbështetjen e kandidatit të kësaj komune. Përmes një postimi në Facebook ka thënë se Llapjanët në të gjitha lagjet dhe fshatrat e kësaj komune, tashmë janë përcaktuar për ndryshimin e vërtetë në qytetin e tyre, përcjell “Bota sot”.
Më tej ka shtuar se Naimi me mbështetjen e PDK-së, do t’ia kthejnë dinjitetin këtij qyteti, dhe për t’ia kompensuar Podujevës 20 vitet e humbura do të fillojë qysh me 29 nëntor.
Postimi i plotë:
Llapjanët, nëpër të gjitha lagjet dhe fshatrat e kësaj komune të madhe, tashmë janë përcaktuar për ndryshimin e vërtetë në qytetin e tyre. Edhe sonte, përkrahja për Naim Fetahun ishte e madhe dhe e zëshme.
Naimi, me mbështetjen e plotë të PDK-së, do t’ia kthejnë dinjitetin këtij qyteti. Podujeva do të ketë spital funksional, shkolla të denja me infrastrukturë përcjellëse dhe perspektivë për të rinjtë që po i largohen çdo ditë. Puna për të t’ia kompensuar Podujevës 20 vitet e humbura do të fillojë qysh me 29 nëntor.