Saturday, January 28, 2023
Lajme

Ish diplomati serb: Uashingtoni e kupton më mirë problemin në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës se partnerët evropianë

38views

Ish-diplomati Zoran Milivojeviç, deklaroi se ShBA kanë interes vazhdimin e dialogut dhe vizita e Cholet ishte në funksion të kësaj

” Ne dëgjuam Chollet të flas për kompromisin, pra pala amerikane është e përcaktuar për kërkimin e zgjidhjes me mjete diplomatike e politike ku respektohen dy palët. Kjo është hera e parë që dëgjuam një qasje të tillë amerikane që nënkupton se ata kuptuan situatën në terren” tha Milivojeviç duke komentuar vizitën e zyrtarit amerikan, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

“Unë mendoj se ata kuptojnë situatën më mirë se partnerët evropian, se kanë kuptuar se zgjidhja nuk arrihet me presione e imonim por duhet kërkuar me dialog ku vlerësohet qëndrimi i Serbisë për kompromis, nëse duan paqe edhe stabilitet atëherë është e nevojshme sjellje e tillë në të ardhmen” tha ai.

“Amerika qartë dha të kuptohet se asociacioni është obligim që duhet të përmbushet dhe nuk mund të ketë dialog thelbësor pa përmbushjen e kësaj çështje” tha Milivojeviç.

“Uashingtoni nuk ka marr rolin kryesor në dialog dhe ndërmjetësim”

Nga angazhimi shihet se Uashingtoni nuk ka marr rolin kryesor në dialog dhe ndërmjetësim, por jep mbështetje të parezervë ndërmjetësimit të BE-së bazuar në propozimin franko-gjerman.

Amerikanët do mbesin anash, por roli i tyre është vendimtar sepse ndikimi i tyre ndaj Prishtinës është vendimtar dhe kjo është parë kur ishte problemi me tabela dhe tash para vitit të ri “, vlerësoi ai.

Ai shprehet se për perëndimin nuk është interes që dialogu në çfarë do mënyre të sillet në pikëpyetje.

“Serbia nuk heq dorë nga tërheqja e njohjeve”

Duke fol rreth tërheqjes s njohjeve t Kosovës ai theksoi se Serbia nuk do heq dorë nga fushata sepse ajo është një ndër mekanizmat e mbrojtjes së interesave të saj në Kosovë.

“ShBA-ve ju pengon politika e tërheqjes së njohjeve të Kosovës,por ajo është interes shtetëror edhe kombëtar dhe mendoj se Serbia nuk do heq dorë nga ajo, nga arsyeja se është një ndër mekanizmat e mbrojtjes s interesave në Kosovë” u shpreh ai.

“Do ketë presione ndaj Beogradit –por për ShBA ësht interes zhvillimi i raporteve me Serbinë”

I pyetur rreth presioneve ndaj Beogradit rreth propozimit franko-gjerman t bhet lan zyrtar n bisedime, Milivojeviç u shpreh se do ketë preisone.

“Gjithsesi do ketë presione dhe vetë porosia e Chollet se Amerika qëndron prapa tij është porosi e mjaftueshme, mirëpo mendoj se nuk ka kushte që Serbia t ndryshoj qëndrimin” tha ai.

Ndërsa rreth raporteve bilaterale “Amerikanët qartë e bënë të ditur se duan raporte të mira me Serbinë. Chollet nënvizoi se ShBA-të kanë interes raportet bilaterale dhe ka një spektër të gjerë ku ka interesa të dyanshme dhe nuk u fol rastësisht për ekonomi e energjetikë në këtë takim “, tha ai.