Saturday, January 28, 2023
Lajme

Ish-ministrja: Opozita duhet t’i unifikojë me qeverinë qëndrimet për Asociacionin (VIDEO)

10views

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, në Rubikon me Adriatik Kelmendin, ka thënë sonte se opozita duhet t’i unifikojë qëndrimet e saj me qeverinë, për çështjen e asociacionit.

Siç tha ajo, sepse nëse do të kishte unifikim edhe në vitet 2013/2015, mbase mund të kishte sot një marrëveshje më të mirë.

”Nëse do të kishte më 2013/2015 një ekip uniteti, ku do të bënte pjesë ndoshta edhe zotëri Haradinaj edhe zotëri Kurti, të cilët e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje të asociacionit ndoshta edhe nuk do të nënshkruhej, do të bëhej një marrëveshje më e mirë, edhe e 2013-ës edhe kjo e parimeve.

Mirëpo ne po shohim vazhdimisht një minim të njëri-tjetrit, një përdorim të dialogut për narrativa, poena politikë dhe në fund Kosova po e pëson”