Friday, September 29, 2023
Lajme

Jovanoviq: Schole kërkoi që Beogradi ta njohë Kosovën e pavarur, është kusht!

41views

Kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë (DSS) Millosh Jovanoviq tha sot se këshilltari special i Departamentit të Shtetit Derek Schole, gjatë qëndrimit të tij në Serbi, “i kërkoi Beogradit njohjen eksplicite të Kosovës së pavarur”.

Jovanoviq konsideron se kjo është e papranueshme dhe shton se edhe përfaqësuesi amerikan ka thënë se duhet pranuar marrëveshja franko-gjermane.

“Kështu tha Chole në Prishtinë – se kërkohet të arrihet një marrëveshje për normalizimin e gjithanshëm të marrëdhënieve, që në fund të fundit nënkupton njohje reciproke. Ky është kusht për integrimin evropian dhe le të mos e vëmë më në dyshim.

Kjo është e papranueshme për ne dhe pikë dhe çdo marrëveshje e re që vjen nga Perëndimi shkon në atë drejtim dhe është e papranueshme për ne”, tha Jovanoviq.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0