Saturday, February 4, 2023
Rozë Magazina

Juliana Pasha flet për Luiz Ejllin

27views

Këngëtarja Juliana Pasha vendosi të ndajë me publikun – që dukshëm i ka kërkuar të mbajë një qëndrim për çështjen e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP Albania” – mendimin e saj.

“Askush nga ne nuk i di të vërtetat e tjetrit. Por të gjithë në vështirësi kemi nevojë për kurajo, për besim dhe mbi të gjitha për mbështetje! Luiz, uroj të kesh shëndet mbi gjithçka. #meluizin.” – shkruan këngëtarja në Tiktok.

Më tej, në një postim në Instagram, Juliana shton:

“Për të gjithë ju që më keni dërguar mesazhe pafund për Luizin. Sigurisht që e kam mbështetur pikërisht aty ku janë mbledhur të gjithë fansat dhe mbështetësit e tij, në TikTok. I uroj të ketë një mendje të kthjellët, të pastër dhe shëndet të plotë.”

Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli kanë bashkëpunuar në të kaluarën. Ata morën pjesë në “Festivalin e Këngës” në vitin 2008 me “Një jetë”, ndonëse padyshim bashkëpunimi më i njohur mbetet “Sa e shite zemrën”, kënga fituese e “Kënga Magjike 2010”.