Friday, September 29, 2023
Lajme

Jusuf Thaçi i reagon ashpër Albin Kurtit për Ivanoviqin

50views

Analisti Jusuf Thaçi ka reaguar ashpër pas fjalëve që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i tha për politikanin serb, Oliver Ivanoviq.

Thaçi ka shkruar në facebook se madhërimi i Ivanoviqit nga Kurti, përbën krim moral, kombëtar dhe historik.

Postimi i plotë:

Edhe sikur Oliver Ivanoviqi të mos ishte fare i dyshuar e i dënuar (në shkallë të parë) për vrasje e krime kundër shqiptarëve, kryeministri i Kosovës nuk do të duhej të kishte asnjë arsye për ta kujtuar e për ta madhëruar një person si ai, sepse ai nuk i ka sjellë asnjë të mirë Kosovës as qytetarëve të saj.

Mirëpo Oliver Ivanoviqi ishte i dyshuar e i dënuar (në shkallë të parë) për vrasje e krime kundër shqiptarëve në Kosovë (me siguri do të dënohej edhe me rastin e rigjykimit dhe në të gjitha shkallët e gjykatave, sepse kundër tij ekzistojnë dëshmi e dëshmitarë të shumtë), prandaj kujtimi e madhërimi i tij nga kryeministri i Kosovës përbën krim moral, kombëtar e historik.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0