Thursday, June 8, 2023
Sport

Kandemir rikthehet te Sigal Prishtina

129views

Skuadra e basketbollit Sigal Prishtina përmes rrjetit social Facebook e ka zbuluar emrin e ri të trajnerit të skuadrës.

Tek bardhekaltrit është rikthyer trajneri turk Ahmet Kandemir, transmeton Klankosova.tv.

“Trajneri i mirënjohur turk Ahmet Kandemir rikthehet në kryeqytet, tani me ambicie të reja dhe energji të freskëta”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Nën drejtimin e tij, Sigal Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës në Prizren në vitin 2013.

Ndryshe, Kandemir ka drejtuar klubet e njohura turke: Beshiktash JK, Pınar Karshıyaka, Mersin BB e Antalya B.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0