Saturday, February 4, 2023
Lajme

Kasolli kritikon Memli Krasniqin për “sponzorizim” në “Facebook”

47views

Analisti i Afrim Kasolli ka kritikuar kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka shpenzuar shumë para për “sponzorizim” të statuseve të tij në “Facebook”.

Ai ka thënë se kjo tregon për mendësinë kripto-financiare te drejtueseve aktual të kësaj partie.

“Hulumtimi i ku del se lideri i PDK-se ka shpenzuar para te majme vetem per ta fituar nje imazh tjeter virtual, tregon me mire se asgje tjeter per mendesine kripto-financiare te drejtueseve aktual te kesaj partie, sipas se ciles cdo gje mund te blihet. Madje edhe vullneti politik nje shoqerie. Dhe ne kete menyre shpresojne se mungesen e mbeshtetjes reale mund te kompensojne me transaskione finaciare ne boten e rrjeteve sociale”, ka shkruar Kasolli.

Sipas tij, këto veprime nuk janë të duhura.

“Zevendesimi i perfaqesimit real politik me keto metoda eshte nje ofendim qe i behet shoqerise kosovare. Sepse niset nga premisa se qyetataret e ketij vendi nuk kane gjykim vetanak politik prandaj edhe mund te ndikohen lehtesisht nga strategji te tilla. Keshtu edhe lideri me i besueshem ne vend nuk do jete ai qe eshte me afer njerzeve te zakonshem, qe perfaqeson ata konkretisht, por ai qe investon me shume per ta blere ndikimin ne boten virtuale. Keshtu eshte kur e koncepton politiken vetem si agregat te intersave private”, ka shkruar ai.