Saturday, February 4, 2023
Rozë Magazina

Kate Middleton bën 41 vjeç, por kjo ishte ditëlindja më e keqe në jetën e saj

6views

Kate Middleton sot mbush 41 vjeç. Dhe kjo është natyrisht ditëlindja më e keqe në jetë e saj, shkruan “Vanity Fair”. Natyrisht për shkak të “Spare” , librit të Princ Harry, në të cilin ai bëri deklarata bombastike për Familjen Mbretërore, veçanërisht kundër William -it, por edhe Kate. Në libër, Princesha e Uellsit portretizohet si një person “me trurin e një foshnje”. Ai shkruan në libër për një sherr me Kate dhe Meghan, të nisur nga veshja e shoqërueseve të nuses para dasmës mbretërore të vitit 2018. 

Në atë vit, gjatë një daljeje publike, Meghan kërkoi të huazonte një shkëlqyes buzësh që Middleton i dha asaj me shumë ngurrim. Në atë moment, aktorja kaloi pak në gishtin tregues dhe më pas e aplikoi në buzë. Middleton, thotë Harry, e shikoi gruan e tij “e neveritur “.  

Kate në 540 faqet e librit të kunatit është, shpeshherë protagoniste. Për shembull, Harry thotë se ajo dhe Williamit i thanë të vishte kostumin nazist me të cilin ai u fotografua gjatë një feste në 2005. “Kam veshur uniformën naziste me këshillën e William dhe Kate ”, shkruan Duka i Sussex në “Spare”. Duke shtuar: “Kur më panë, qeshën me të madhe”. 

Kate e festoi ditëlindjen sot privatisht, në Adelaide Cottage në Windsor, me burrin e saj William dhe tre fëmijët e tyre George , Charlotte dhe Louis. Por, ajo është “e hidhëruar dhe e lënduar”, siç zbulohet nga shtypi britanik.