Saturday, January 28, 2023
Aktuale

Këshilltari i Vjosa Osmanit sqaron vendimin e Kushtetueses në rastin e Avni Kastratit, thotë se nuk e ka hedhur poshtë dekretin e presidentes

78views

Këshilltari i Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk e ka hedhur poshtë dekretin e presidentes Osmani për shkarimin e Avni Kastratit.

Ai ka thënë se ky lajm i publikuar në disa mediume, është i pasaktë.

Më tej, ai ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk ka bërë ndonjë vlerësim të kësaj çështjeje por thjeshtë e ka kthyer në Rivendosje në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Gjykata Kushtetuese nuk e ka hedhur poshtë dekretin e Presidentes

Lajmi i publikuar në disa mediume se “Kushtetuesja hedh poshtë dekretin e Presidentes për shkarkimin e Avni Kastratit si ambasador i Kosovës në Slloveni”, është i pasaktë. Në fakt, Gjykata Kushtetuese fare nuk e ka bërë vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të Presidentes.

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës është njoftuar sot nga Gjykata Kushtetuese se parashtruesi i kërkesës para Gjykatës Kushtetuese ka pretenduar se gjykatat e rregullta kishin shkelur të drejtat dhe liritë e tij themelore të garantuara me Kushtetutë.

Si rrjedhojë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta kthej këtë çështje në Rivendosje në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Pra, në asnjë rrethanë nuk kemi të bëjmë me hedhje poshtë të dekretit të Presidentes, meqë Gjykata Kushtetuese nuk ka bërë vlerësim të kushtetutshmërisë së dekretit të Presidentes”, ka shkruar Kupina në llogarinë e tij në Facebook.