Saturday, January 28, 2023
Rozë Magazina

Kjo aktore e kishte harruar që luante në filmin e famshëm dhe u habit kur e mori vesh

7views

Gwyneth Paltrow ka luajtur në plot 56 prodhime kinematografike, sipas IMDB, por mesa duket, e kishte harruar që ka pasur një rol edhe në filmin “Spider-Man: Homecoming”.

Sigurisht, me gjithë këtë karrierë mbi supe, Patrow nuk mund të mbajë mend çdo rol, por “Spider-Man: Homecoming” ka pasur një famë shumë të madhe, për më tepër ka kushtuar edhe diku te 800 milionë dollarë.

Aktorja u surprizua pa masë kur mësoi për të parën herë se ka pasur një rol në filmin me superheronj. Ajo e mori vesh në episodin e “Chef Show” në Netflix, nga John Favreau.

Ai i tha se për të krijuar “Chef Show” u frymëzua nga koha kur po xhironin për “Spider-Man: Homecoming” dhe Gwyneth i tha se nuk kishin qenë pjesë e këtij kasti.

“Po”, kemi qenë tha John, dukshëm i surprizuar dhe aktorja këmbënguli dhe tha se ajo ka qenë të saga e Avengers.

Më pas, John i rikujtoi se ishin në një skenë në fund të “Homecoming” dhe në atë moment, aktorja u kujtua, ose bëri sikur u kujtua.

“Ky ishte Spider-Man?”, pyeti ajo dhe u lumturua që iu shtua edhe një tjetër rol në repertor.

Me thënë të drejtën, ajo ka qenë pjesë e filmave të “Marvel” që prej vitit 2008, ndaj ndoshta i ka ardhur në majë të hundës me filmat me superheronj.