Wednesday, February 1, 2023
Lajme

“Kobra” student, i varfër, beqar – arsyetimet banale që gjyqtarët përdorën për ta liruar Dibran Hoxhën

11views

Dibran Hoxha, i njohur përgjithësisht si “Kobra”, tashmë gjendet prapa grilave si i dyshuar për vrasje. Por “Kobra” kishte një histori të gjatë të problemeve me ligjin.

Ndonëse kishte një të kaluar kriminale, i dënuar me plotë 17 herë, Hoxha e menaxhonte lirshëm biznesin e tij “Kobra City” në Prizren.

E mosprivimi nga liria, përkundër krimeve të përsëritura, erdhi si pasojë e dënimeve të buta që gjyqtarët e Prizrenit i shqiptuan atij. Madje, asnjëherë nuk u morën përbazë të bëmat e tij kriminale në të kaluarën.

“Rrahje, armë pa leje, lëndime të rënda trupore, shmangie tatimore, vjedhje rryme, dëmtim i vulave zyrtare, dëmtim i pasurisë së huaj e kanosje, janë veprat penale për të cilat ishte dënuar ndër vite Dibran Hoxha.”

Edhe më banale janë rrethanat lehtësuese të përmendura në aktgjykimet e nxjerra nga Gjykata e Prizrenit.

48 rrethana lehtësuese i përmenden z. Hoxhës, ndërsa vetëm 5 të tjera përmenden si rrethana rënduese.

“Faktet se është student, ka sjellje korrekte ndaj gjykatës, ka rënë për herë të parë ndesh me ligjin, është i gjendjes së varfër ekonomike, është pajtuar me viktimën, është beqar, i papunë, është provokuar nga viktima, është penduar, e ka pranuar fajësinë, janë rrethanat të cilat janë marrë parasysh në shumicën e rasteve që janë gjykuar në Gjykatën e Prizrenit.” – shkruan Kallxo.

Ani pse, në paraqitjet e tij publike, Kobra gjithnjë shihej se jeton një jetë luksi dhe madje ishte pronar i një biznesi, për gjykatën ai ishte i varfër e student.

Kush është “Kobra”?

Dibran Hoxhaj i njohur gjërësisht si “Kobra” është i dyshuari kryesor për vrasjen e një të riu nga Shqipëria, derisa një tjetër mbeti i plagosur nga të sht shtënat.

Në një episod të Prive, derisa prezantohet si “dikush e njeh për të mirë e shumëkush edhe për të keq”, “Kobra” shihet duke dalë nga shtëpia me një stil që supozohet të jetë glamuroz, derisa është i rrethuar nga disa persona e vetura luksoze.