Wednesday, February 1, 2023
Lajme

Krasniqi: Do të vazhdojmë punën me komunat për të përmirësuar jetën e qytetarëve

5views

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është deklaruar pas takimi me kryetarët e komunave me kryeministrin, Albin Kurti.

Krasniqi, thotë se MAPL-ja do të vazhdojë të mbështes dhe bashkëpunojë me komunat për të përmirësuar gjendjen socio-ekonomike të qytetarëve.

“Në takimin koordinues me kryeministrin, Albin Kurti, ministrin Hekuran Murati, ministren Artane Rizvanolli dhe kryetarët e komunave diskutuam për bashkëpunimin në mes nivelit qendror dhe atij lokal”.

“Në fjalën time, kam theksuar reformat ligjore në kuadër të agjendës legjislative të MAPL-së, financimin e projekteve komunale me qëllim të zhvillimit ekonomik lokal dhe ofrimin e shërbimeve sa më kualitative për qytetarët duke u bazuar në digjitalizimi dhe efikasitet”.

“MAPL, do të vazhdojë të mbështes dhe bashkëpunoj me komunat për të përmirësuar gjendjen socio-ekonomike të qytetarëve dhe ngritur zhvillimin ekonomik lokal” ka shkruar Krasniqi në Facebook.