Friday, September 29, 2023
Lajme

Krasniqi pasi VV-ja nuk e përfilli kërkesën e qytetarëve: Trust jo, Martin po

76views

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas mos-votimit të Projektligjit për tërheqjen e 30% të shumës nga Trusti Pensional.

Krasniqi ka deklaruar se është për keqardhje se si Qeveria Kurti dhe deputetët e VV-së injorimi që po iu bëhet kërkesave të qytetarëve.

“Është për keqardhje injorimi i vazhdueshëm që Qeveria Kurti dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje po u bëjnë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, sikur kjo e tërheqjes së një pjese të kursimeve të tyre nga Trusti.  Në vend të mbështetjes e ndihmës, e tëra që po përfitojnë qytetarët nga kjo Qeveri është keqqeverisja, skandalet korruptive, papërgjegjësia, regresi ekonomik e vështirësimi i jetës së tyre”, ka deklaruar ai.

“Sa t’i kenë për miq, anëtarë të partisë e zyrtarë të lartë tipat si Martin Berishaj, është normale që këtij Kryeministri do t’i mungojë vazhdimisht sensi i empatisë ndaj krizës me të cilën po ballafaqohen qytetarët”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0