Saturday, December 9, 2023
Lajme

Krerët e shtetit sot bëjnë homazhe në Reçak

50views

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca, sot do të vizitojnë Reçakun, për nder të 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut, pas së cilës bota përfundimisht i ktheu sytë drejt tmerrit që po përjetonin shqiptarët nga forcat paramilitare serbe.

Sipas agjendës, krerët fillimisht do të bëjnë homazhe tek Memoriali Përkujtimor, nga ora 10:00.

Ndërkohë nga ora 11:00, udhëheqësit do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore, në Shtëpinë e Kulturës në Shtime. 

Vendosja e kurorës së përbashkët në memorial me prezencë të togut ceremonial të FSK-së dhe nderimet te varrezat në memorial janë po ashtu në agjendë.