Sunday, May 28, 2023
Aktuale

Kreydiplomati i Maqedonisë së Veriut viziton Kosovën, takon Osmanin e Kurtin

13views

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, njëherit kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, sot do të vizitojë Kosovën.

Gjatë vizitës në Kosovë, kryediplomati Osmani do të ketë disa takime Kosovë.

Ai do të takohet me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin, kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Kryediplomati Osmani pas takimit bilateral me kryediplomatën kosovare Gërvalla, do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0