Saturday, February 4, 2023
Lajme

Kryeministri Kurti tregon sukseset e Qeverisë në fushën e drejtësisë për vitin 2022

12views

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar sukseset e qeverisë për vitin 2022 në fushën e drejtësisë.

Kurti ka listuar të gjitha sukseset përgjatë vitit 2022, që siç i quan i pari i ekzekutivit “Qeveria për drejtësi”.

Postimi i plotë i Kurtit:

2022: Qeveria për drejtësi

Kemi qartësuar e trasuar rrugën për zhvillimin e Vetingut në sistemin e drejtësisë, bartës i së cilit do të jetë Kuvendi i Republikës;

Miratuam Strategjinë e Sundimit të Ligjit; Miratuam Strategjinë Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje dhe Planin e veprimit për vitet 2022-2026;

Lansuam Protokollin Shtetëror për Trajtimin e rasteve të Dhunimeve Seksuale; Ndryshuam Kodin Penal për dënime plotësuese ndaj atyre që shpallen fajtor për dhunim seksual dhe dhunë në familje;

Komisioni i Venecias i ka aprovuar ndryshimet për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme;

Është miratuar në Kuvend Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës;

Janë miratuar në lexim të parë Projektligji për Prokurorin e Shtetit dhe ai për Prokurorinë Speciale;

Është miratuar në lexim të parë Projektligji për Themelimin e Institutit për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës;

Miratuam Planin e Veprimit për zbatimin e projektit “Memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-99 në Kosovë.