Saturday, February 4, 2023
Lajme

Kryeministrja serbe për sulmin në Shtërpcë kërkon ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare

25views

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka reaguar pas sulmit mbi dy serbë në Shtërpcë, duke kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që fajtorët t’i dërgojë para drejtësisë.

“Edhe në Natën e Krishtlindjes, serbët në Kosovë nuk janë të sigurt”, është shprehur ajo në Twitter.

“E dënoj ashpër këtë krim dhe kërkoj nga bashkësia ndërkombëtare që fajtorët t’i sjellë para drejtësisë. Ky është njëri nga incidentet serike të tmerrshme që shfaqin kushtet e rënda me të cilat përballen serbët e Kosovës për çdo ditë”.