Wednesday, February 1, 2023
Lajme

Kryetari Glauk Konjufca bëri homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak

12views

Sot, me rastin e 24 vjetorit të masakrës së Reçakut, kryetari Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule në Memorialin Përkujtimor në Reçak.

Po ashtu kryetari Konjufca mori pjesë në ceremoninë përkujtimore, e cila u mbajt në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, me prezencën e drejtuesve më të lartë të shtetit, përfaqësuesve të institucioneve të tjera qendrore e lokale, familjarëve të viktimave e qytetarëve të shumtë.

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe ish-shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker.

Më 15 janar 1999, në Reçak forcat pushtuese serbe vranë dhe masakruan 45 civilë shqiptarë, përfshirë edhe shumë fëmijë e pleq.

Image

Kryetari Glauk Konjufca bëri homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak