Friday, September 29, 2023
Aktuale

Kryeziu thotë se seanca e sotme e thirrur nga opozita nxjerrte konkludim, para se të fillonte vet debati

12views

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, ka treguar se pse Lëvizja Vetëvendosje e ka bojkotuar seancën e thirrur nga opozita për të debatuar për politikat e furnizimit me tekstet shkollore.

Kryeziu ka thënë se seanca e nxirrte konkludimin e debatit akoma pa nisur debati.

“Seanca e sotme, në mënyrën se si ishte ftuar, nxjerrte konkludim të debatit parlamentar, para se të fillonte vet debati. Pak sikur, së pari gjykimi mbi rastin, e pastaj hetimi për rastin”.

“Ky ishte rendi i ditës për seancën e sotme: Debat parlamentar lidhur me dështimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimi fillor dhe arsimit të ulët të mesëm të ulët për vitin 2023/25”, ka shkruar Kryeziu.

Opozita po kritikon Qeverinë e Kosovës për dështim në furnizimin me tekste shkollore.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0