Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka folur për projektligjin e buxhetit, i cili nuk arriti të merrte votat e nevojshme për të siguruar kuorumin.
Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se ky projektligj ka defekte dhe shkelje ligjore, por edhe keqorientim të prioriteteve, të cilat nuk ka mundësi të rregullohen me amendamente.
“Kuvendi duhet t’a kthejë prapa këtë projektligj, në mënyrë që të bëhen përmirësimet e nevojshme, e tek pastaj të shqyrtohet për miratim”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Shkurtim i buxhetit në shëndetësi, arsim e kulturë – ky është projekt-buxheti për vitin 2021 që na u prezantua sot në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, përkundër fjalimeve e premtimeve të qeverisë ilegale se prioritet e kanë shëndetësinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
Për shkak se nuk ishin të bindur as deputetët e vetë koalicionit, projektligji i buxhetit nuk arriti të merrte votat e nevojshme për të siguruar kuorumin.
Marrë parasysh që ky projektligj ka defekte dhe shkelje ligjore, por edhe keqorientim të prioriteteve, të cilat nuk ka mundësi të rregullohen me amendamente, Kuvendi duhet t’a kthejë prapa këtë projektligj, në mënyrë që të bëhen përmirësimet e nevojshme, e tek pastaj të shqyrtohet për miratim.