Kosovari.press
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Sunday, May 29, 2022
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Teknologji
  • Opinione
  • Fun
  • Video
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kosovari.press Lajme

“Kurti anti-amerikan!”/ Opozitarizmi që mundohet ta destabilizojë Kosovën – Çfarë do të ndodhë?

KosovariPress Nga KosovariPress
May 10, 2022
Në Lajme
0 0
0
“Kurti anti-amerikan!”/ Opozitarizmi që mundohet ta destabilizojë Kosovën – Çfarë do të ndodhë?
0
Shpërndarjet
2
Shikimet
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tash e sa ditë ka filluar vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në ShBA kryeministri Kurti ka zhvilluar disa takime, dhe pritet të zhvillojë edhe disa të tjera në ditët në vijim.

Ai do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan.

Kurti, vizitën zyrtare e nisi të premten (6 maj), ndërsa bashkë me ministren Rizvanolli nisën negociatat me MCC-në për një projekt energjetik, vlera e të cilit pritet të jetë mbi 200 milionë euro.

Vizita e Kurtit në Amerikë u përballë me shumë polemika, kritika, por edhe me lëvdata të shumta.

Kujtojmë se partitë opozitare iu kanë ‘vërsulur’ Kurtit tash e një kohë duke e kritikuar atë për qasje anti-amerikane.

Megjithatë, kjo vizitë po bie ndesh me kritikat dhe akuzat e opozitës ndaj të parit të qeverisë.

E për të komentuar më shumë vizitën e Kurtit në SHBA, kritikat e opozitës dhe përfitimet që sjellë kjo vizitë, folën për gazetën “Bota sot”, Gurakuç Kuçi dhe Sulejman Mehazi.

Kuçi: Kryeministri i tanishëm Albin Kurti nuk është anti-amerikan

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi në prononcimin e tij për gazetën “Bota sot” tha se Kosova nuk ka pasur asnjëherë politikanë anti-amerikanë dhe as Kurti nuk është i tillë.

Image

Gurakuç Kuçi

“Kosova që nga paslufta e deri më tani nuk ka pasur asnjëherë në pushtet politikanë anti-amerikanë, e as kryeministri i tanishëm Albin Kurti nuk është anti-amerikan. Populli dhe gjithë politikanët e dinë mirë që ekzistenca e Kosovës mbahet nga SHBA-ja”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, Kuçi bëri dallimin e dy grupeve të politikanëve pro-amerikan në Kosovë, ku në njërin grup bëjnë pjesë ata që e shfrytëzojnë qëndrimin proamerikan por e keqpërdorën pushtetin, dhe në grupin tjetër janë politikanët që janë pro-amerikanë për të mirë të shtetit.

“Dallimi i politikanëve tek çështja e pro-amerikanizmit është se ekzistojnë dy lloj pro-amerikanësh në Kosovë: grupi i parë janë pro-amerikanë, të cilët shfrytëzojnë lojalitetin e tyre ndaj SHBA-së dhe përkrahjen e SHBA-së që të qëndrojnë në pushtet dhe të keqpërdorin pushtetin, element ky që nuk po vlen më. Grupi i dytë i përket politikanëve, intelektualëve dhe popullit, të cilët janë pro-amerikanë me vetëdijen e aleancës karshi interesave shtetërore dhe të mirës së përgjithshme”, theksoi doktori i shkencave ndërkombëtare.

Më tej, ai sqaroi edhe vonesat e takimeve të kryeministrit Kurti në SHBA, e të cilat sipas tij nuk kanë të bëjnë me qasjen e tij ndaj politikave amerikane, por janë rrethanat ato që kanë ndikuara në vonesën e kësaj vizite,

“Vonesa e vizitës së Kurtit në SHBA, nuk ka ndodhur për shkak të ndonjë lloj anti-amerikanizimi, por nuk është që mund të organizosh vizitë zyrtare sipas tekeve në institucionet amerikane, po ashtu rrethanat nuk kanë qenë shumë të nevojshme për një vizitë të Kurtit deri më tani, arsyeja e tretë është se ndoshta SHBA-ja ka dashur të njoftohet më shumë me qasjen e kryeministrit Kurti. Arsyeja e katërt është të verifikohet se sa stabile po arrin të jetë qeveria Kurti dhe a do të arrijë të mbijetojë përkundër furive të problemeve, krizave dhe problemeve tjera që i shkaktohen”, vlerësoi Kuçi.

Në fund, potencoi se kritikat e opozitës për Kurtin se është ‘anti-amerikan’ janë deklarata të pabaza, ku edhe kritikoi partitë opozitare për modelin e të bërit politikë pa ide dhe argumente.

“Kritikat e opozitës ndaj kryeministrit Kurti për kinse anti-amerikanizmin e këtij të fundit, nuk janë asgjë më shumë se sa gërmimi për gjetjen e arsyeve për kritikë ndaj kryeministrit dhe dëmtimin e autoritetit të tij tek populli dhe qytetarët. Realisht, modeli i opozitarizmit që po bëhet në Kosovë është një model pa ide, pa bazë dhe pa kritikë të vërtetë”, përmbylli Gurakuç Kuçi për “Bota sot”.

Mehazi: Vizita e Kurtit në SHBA më shumë ka pikëlluar partitë opozitare të Kosovës sesa Vuçiqin, Brnabiqin e Daçiqin

Kurse, profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi për “Bota sot” tha se vizitat e kryeministrit Kurti e kanë pikëlluar më shumë opozitën në vend, sesa udhëheqësit serbë.

Image

Sulejman Mehazi

“Shkuarja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në SHBA, bujtja e gjatë dhe takimet zyrtare me funksionarët e elitës më të fuqishëm politike e diplomatike botërore të SHBA-së më së shumti ka pikëlluar partitë opozitare të Kosovës sesa Vuçiqin, Brnabiqin e Daçiqin”, deklaroi ai.

Gjithashtu, Mehazi u shpreh se ‘refrenin politik’ të opozitës “Albin Kurti është anti-amerikan”, ua hodhi në ‘ujë’ kryeministri me vizitat e tij në SHBA.

“PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja, që gjatë fushatave zgjedhore parlamentare e lokale si në kor me anë të shpifjeve e gënjeshtrave mundoheshin para qytetarëve të komprometojnë timonin e LVV-së, Albin Kurtin se gjoja çon politikë pro-ruse e është kundër SHBA-së e anti-amerikan. Me një fjali shkuarja e kryeministrit Kurti në SHBA ua ka mbyllur gojën nyje, oponentëve politikë të opozitës me atë refrenin politik të papagajve se “Albin Kurti është anti-amerikan”. Jo që ua hodhi në ujë, por vizita e tij në SHBA zbuloi se partitë opozitare kishin qenë e janë në vazhdimësi anti-amerikane e pro-serbe-ruse”, theksoi profesori.

Më tej, ai thotë se kjo vizitë vë në pah faktin se për Amerikën, Kurti është i fuqishëm dhe do të përkrahet pro-amerikanizmi i tij kundër opozitës.

“Se për opozitarët Amerika ka qenë Amelika, Amelika, kurse për kryeministrin Kurtin ka qenë, është e do jetë SHBA-ja e jo ‘Amelika” shpifëse opozitare ndaj tij. Vizita e kreut të qeverisë së Kosovës tregon se për SHBA-në, Albin Kurtin është i autoritetshëm dhe i fuqishëm do të përkrahet pro-amerikanizmi i tij kundër partive opozitare që mundohen ta destabilizojnë Kosovën”, përfundoi Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

Lajmet në Fokus

0
Shpërndarjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Etiketimet: Fjalë kyçe Albin Kurti SHBA opozita
KosovariPress

KosovariPress

  • Më të Shikuara
  • Komente
  • Të fundit
Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

Deklarata tronditëse/ “Xhaviti dhe Azemi e kanë paguar kriminelin Bislim Demiri” për t’i vrarë këta persona – emrat

December 25, 2020
Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

Pse u vranë dy vëllezërit shqiptarë, miq të Arkanit dhe Hashim Thaçit, Sylës, Veselit e Gecit? Ja çka thotë Naim Miftari

August 5, 2021
“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

“I dyshuari kryesor është Rexhep Selimi”, vjen reagimi i ashpër: Pse UNMIK-u heshti për vrasjet politike në Kosovë

February 19, 2021
Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

Deklarata e Isa Mustafës, vjen akuza e rëndë: Ja kush qëndron prapa vrasjeve në LDK

January 9, 2021
Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

Bizneset në Mitrovicë do ta kenë ditë pushimi të dielën edhe këtë javë

0
El Clasico është e “bardhë”

El Clasico është e “bardhë”

0
Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

Arta Nitaj pozon gjysmë e zhveshur, mbulon gjoksin me duar

0
Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

Tuna merr vendimin e papritur për veten dhe karrierën e saj

0

Murati u jep ‘gajret’ qytetarëve: Si popull jemi mësuar me kriza, i kalojmë më lehtë se popujt e tjerë

May 28, 2022
Zbardhen pamjet e vrasjes së Strellës nga Reefa

Zbardhen pamjet e vrasjes së Strellës nga Reefa

May 28, 2022
​23 000 euro për dy pjepra?!

​23 000 euro për dy pjepra?!

May 28, 2022
Murati, qytetarëve: Si popull jemi mësuar me kriza, i kalojmë më lehtë se popujt e tjerë

Murati, qytetarëve: Si popull jemi mësuar me kriza, i kalojmë më lehtë se popujt e tjerë

May 28, 2022

Murati u jep ‘gajret’ qytetarëve: Si popull jemi mësuar me kriza, i kalojmë më lehtë se popujt e tjerë

May 28, 2022
Zbardhen pamjet e vrasjes së Strellës nga Reefa

Zbardhen pamjet e vrasjes së Strellës nga Reefa

May 28, 2022
​23 000 euro për dy pjepra?!

​23 000 euro për dy pjepra?!

May 28, 2022
Murati, qytetarëve: Si popull jemi mësuar me kriza, i kalojmë më lehtë se popujt e tjerë

Murati, qytetarëve: Si popull jemi mësuar me kriza, i kalojmë më lehtë se popujt e tjerë

May 28, 2022

Kosovari.press

Ky portal mirëmbahet nga KOSOVARI.PRESS. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Kosovari.Press. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali, obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 2020 / 2021 ©

SHIKO NGA KATEGORIT

  • aktuale
  • Ballina
  • bota
  • Fun
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Sport
  • Teknologji
  • Video

LAJME AKTUALE

Murati u jep ‘gajret’ qytetarëve: Si popull jemi mësuar me kriza, i kalojmë më lehtë se popujt e tjerë

May 28, 2022
Zbardhen pamjet e vrasjes së Strellës nga Reefa

Zbardhen pamjet e vrasjes së Strellës nga Reefa

May 28, 2022
​23 000 euro për dy pjepra?!

​23 000 euro për dy pjepra?!

May 28, 2022

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • aktuale
    • Rajoni
    • bota
  • Sport
  • Rozë Magazina
  • Shëndetsi
  • Opinione
  • Teknologji
  • Fun
  • Video

© 2020 / 2021 Portali - Kosovari.Press by SpooneR.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In