Wednesday, February 1, 2023
Lajme

Kurti: Dyfishuam buxhetin për ushtrinë, në vitin 2023 rritje edhe për 20%

41views

Kryeministri Albin Kurti, sot ka shpalosur të arriturat e Qeverisë për mbrojtje dhe siguri gjatë vitit 2022.

Kurti ka bërë të ditur se kanë dyfishuar buxhetin për ushtrinë e Kosovës krahasuar me vitin 2021, ndërkaq, ka potencuar se në vitin 2023 do të ketë rritje edhe për 20%.

Ndër të tjera, Kurti ka përmendur edhe miratimin e Strategjisë së Sigurisë 2022-2027, si dhe ngritjen e moshës së rekrutimit nga 23 në 25-vjeç.

“Nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë. Janë në proces marrëveshjet SOFA me Gjermaninë, Turqinë dhe Kroacinë; Janë rekrutuar 820 ushtarë të rinj dhe 30 kadetë; Në proces të rekrutimit janë edhe 612 ushtarë aktiv dhe 388 rezervë; Moshën e rekrutimit e kemi ngritur nga 23 në 25 vjeç; Janë trajnuar jashtë vendit 2547 ushtarakë: 3 herë më shumë se në 2020, 16 herë më shumë se në 2019; ‘’Edukim në Siguri’’ do të jetë pjesë e kurrikulës shkollore.”, ka shkruar Kurti në Facebook.