Saturday, January 28, 2023
Lajme

Kurti: E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë

6views

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka dënuar ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë.

Dy personave të plagosur, Kurti iu ka dëshiruar shërim të shpejtë, njofton Klan Kosova.

“E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë. Thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre. Sipas informatave, të rinjtë 11 dhe 21 vjeçar janë jashtë rrezikut për jetë dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë. Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë”.

Tutje, ai ka thënë se njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti të papranueshëm dhe të dënueshëm.

“Dua të siguroj të gjithë qytetarët se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim”.

Për t’u informuar më shumë rreth këtij rasti, klikoni në vegëzat e mëposhtme.