Friday, September 29, 2023
Lajme

Kurti: Edi Shukriu, një prej pionereve të arkeologjisë në Kosovë

41views

Kryeministri Albin Kurti, me rastin e vdekjes së akademikes Edi Shukriu, ka ngushëlluar familjarët, Akademinë dhe gjithë komunitetin.

Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e akademikes Edi Shukriu, një prej pionereve të arkeologjisë në Kosovë. Një grua e fortë, aktiviste dhe vizionare e cila do t’i mungojë shumë shoqërisë tonë, për të cilën u angazhua shumë.

Ajo dha kontribut të çmuar në fushën e arkeologjisë, të historisë, të letërsisë, të angazhimeve politike, institucionale, akademike dhe kulturore në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sipas tij arritjet e saja do të mbesin shembull për t’u ndjekur nga brezat e rinj. “Kontributi i saj si akademike, profesore universiteti dhe shkrimtare ishte i jashtëzakonshëm dhe do të mbetet një trashëgimi e pavdekshme, duke frymëzuar edhe më tej kultivimin e vlerave krijuese.  

Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, Akademisë dhe gjithë komunitetit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Prof. Dr. Edi Shukriut”, ka shkruar ai.

google.com, pub-2164753410198968, DIRECT, f08c47fec0942fa0